Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, punimet parashikohet që të fillojnë në fund të këtij viti dhe të zgjasin gjashtë vjet.