Ministria e Financave ka depozituar tetë ndryshime ligjore që përbëjnë paketën e propozuar fiskale për vitin e ardhshëm. Propozimi kryesor sa i përket politikave financiare të vitit të ardhshëm është projektligji për paqen fiskale, ndërsa ndryshimet prekin nga blerjet me para në dorë, taksa e ndikimit në infrastrukturë, TVSh për fermerët, rivlerësimi i pronave dhe deri te sponsorizimet sportive.