Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për studentët, si dhe ka miratuar bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë. Sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, vendimi I mor pasi ekonomia ka shënuar rritje prej 4.58 për qind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë.