Ekspertët vlerësojnë se qeveria e re në Kosovë mund të formohet vetëm në ditët e fundit të muajit mars, duke përllogaritur afatet kushtetuese që kërkojnë negociatat për koalicione pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Eksperti nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë se certifikimi i rezultatit mund të mbërrijë javën tjetër dhe direkt pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani mund të mandatojë Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re.