Në muajin Qershor 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 37 dhe po kaq për qind ishte edhe rritja e vizitorëve të huaj. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 38 nga jorezidentët. Sa u takon zonave të shpërndarjes së turizmit, qershori konfirmohet nga të dhënat si muaj plazhi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e turistëve në bregdet për muajin qershor 2025 në krahasim me qershorin 2024 ishte me 42 për qind, ndërsa netqëndrimet u rritën me 35 për qind.