Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare, duke I shkaktuar dëme në pjesën e kokës. Ka qenë një punëtor I ujësjellës kanalizimeve që ka ndërhyrë, për të larguar qenin, që ka sulmuar të miturën. E mitura 4 vjeçare ka qenë në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, qeni pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve, pasi sipas informacioneve paraprake rezulton pa pronar.