Gjashtë të rinj janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa një i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Rezulton se këta persona mbanin armë zjarri kallashnikov pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në rrjetin social TikTok. Ndërkohë është arrestuar dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.