Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së të enjtes në “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark dhe qaftë gruan e tij 46-vjeçare. Shkaku i plagosjes dyshohet se është ai i xhelozisë. Autori Jakup Shahu është vënë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.