Policia ka bërë një ndërhyrje në kohën e duhur pasi u njoftua se një 14 vjeçar po qëllonte me armë zjarri automatik në ajër, në Shpërdhet të Kurbinit. Policia gjithashtu bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagancë të të miturit, I cili është banues në Mamurras. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik në cilësinë e provës materiale, me të cilën 14 vjeçari kishte qëlluar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.