Një ngjarje e cila mund të përfundonte me pasoja të rënda është parandaluar nga policia e kryeqytetit. Në pranga ka rënë një 43-vjeçar I cili dyshohet se pas konfliktit ka shtënë me armë zjarri drejt banesës së fqinjit të tij. U sekuestrua një kallashnikov dhe municion luftarak në zonën e Alliasit.