Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin e mitur Klodian Kolbucaj, i cili akuzohet për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’. I mituri 15-vjeçar akuzohet se ka vrarë me thikë pas një sherri banal bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjoni.