Një 20 vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të riun e identifikuar si Pavlin Preka në banesën e tij. Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe në momentin e transportimit të tij drejt spitalit të Shkodrës, 20-vjeçari ka qenë ende gjallë. Por, për shkak të plagëve të marra ai dyshohet se ka humbur jetë gjatë rrugës.