Të shtëna me armë zjarri kanë rikthyer frikën e një zinxhiri hakmarrje në Sanxhak të Kurbinit. Në shënjestër ka qenë banesa e Skënder Likës, të cilit në mars të këtij viti iu vendos një sasi e madhe tritoli. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.