Kërkesa për ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, është parakushti i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për ecurinë e ndryshimeve në Kod Zgjedhor. Letra drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla për këtë çështje u cilësua një moment unifikues i shumicës dërrmuese të opozitës nga deputetët përkrahës të Bardhit.