Gjykata e Strasburgut u është drejtuar autoriteteve shqiptare me tre pyetje në lidhje me padinë e ngritur nga Sali Berisha. Pyetja e parë lidhet me parashikimet e vënies në lëvizje të kësaj gjykate, sipas të cilave paditësi si fillim duhet të ketë shteruar pretendimet e tij në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor shqiptar, në këtë rast meqënëse gëzon statusin e ligjvënësit, edhe Gjykatën Kushtetuese.