Ligjvënësi rus, Leonid Slutsky e konsideroi sekuestrimin e anijes Marinera nga Shtetet e Bashkuar, një akt të piraterise të shekullit 21”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse. Slutsky, i cili është kryetar i Komitetit për çështjet ndërkombëtare, tha se masa e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkel ligjin detar dhe konventat e Kombeve të Bashkuara. Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi kthimin e qytetarëve rusë në bordin e cisternës së sekuestruar. Anija me flamur rus, fillimisht e quajtur Bella 1, u sanksionua nga SHBA-të në vitin 2024 për transportim të naftës ilegalisht.