Presidenti serb, Aleksandër Vucic, paralajmëroi disa ditë më parë se dicka e madhe po ‘gatuhej’ në Kosovë dhe se do të shikonim dicka që nuk e kemi parë deri më sot. Dhe e gjithë kjo, sipas Vucicit, falë veprimeve provokuese dhe tmerrësisht të papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti. Ai shtoi se kishte frikë për një konflikt të madh dhe tha se Kurti, ëndërron të jetë Volodimir Zelenski i ri e se serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë.