Tanket e Vladimir Putinit kanë hyrë në Ukrainë duke krijuar kështu momentin më të rrezikshëm që nga kriza e raketave në Kubë. Trupat ruse kanë hyrë në dy rajonet separatiste të ukrainës, që Putin i njohu si shtete të pavarura, duke e kthyer botën pas në momentet e errëta kur ajo mbante frymën pezull nën hijen e një lufte bërthamore.