Ish-oligarku rus Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë përpara se të ndeshej me presidentin rus Vladimir Putin, pretendon se Putin u largua nga Moska gjatë rebelimit të udhëhequr nga shefi i Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin. Ai i tha Neësëeek se si zbuloi përmes një prej kontakteve të tij se Putin u largua nga Moska me aeroplan gjatë rebelimit të dështuar, dhe me shumë mundësi shkoi në rezidencën e tij në Valday midis rajoneve Tver dhe Novgorod.