Top News – Putin, terror ajror kundër Ukrainës / ‘Do të japë përshtypjen se Rusia po fiton luftën’
27/05/2025 11:42

Rusia ka kryer këto ditë, një fushatë brutale sulmesh ajrore mbi Ukrainë, duke mos kursyer as kryeqytetin Kiev, ku sirenat e alarmit kanë gjëmuar cdo natë të fundit, për orë të tëra. Analistët thonë se kjo fushatë brutale është pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Rusia që është hartuar për të krijuar përshtypjen se ajo ka epërsinë në konflikt, për të minuar moralin e Ukrainës dhe për të ushtruar më shumë presion mbi aleatët perëndimorë të Kievit. Rusia filloi të intensifikojë sulmet ajrore kundër Ukrainës vjeshtën e kaluar, pasi me sukses rriti prodhimin vendas të versionit të saj të dronëve Shahed të prodhuar në Iran, droni i saj më i përdorur. Por frekuenca dhe shkalla e këtyre sulmeve u rritën përsëri në janar, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Pesë nga sulmet më të mëdha me dronë të Rusisë janë kryer që atëherë. Katër nga pesë sulmet më të mëdha të luftës u kryen gjatë 10 ditëve të fundit, sipas një analize të CNN. Trump e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë një nga prioritetet e tij - pasi tha gjatë fushatës zgjedhore se do ta përfundonte konfliktin brenda 24 orëve nga marrja e detyrës. Por pavarësisht premtimeve, Trump duket se është bërë gjithnjë e më i paduruar me Moskën dhe Kievin. Ai është luhatur mes kërcënimit për të ndëshkuar Rusinë me më shumë sanksione nëse nuk nënshkruan një propozim për armëpushim dhe sugjerimit se mund të largohet plotësisht nga kjo çështje. Gjatë fundjavës, pasi Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës, Trump tha në mediat sociale se Putin "është çmendur plotësisht!" para se t'u thoshte gazetarëve se "nuk ishte i kënaqur me atë që po bën Putin". Por Trump gjithashtu kritikoi ashpër Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për sugjerimin se "heshtja e Amerikës" e inkurajon Putinin të vazhdojë sulmet e tij. Ai tha se Zelensky i bën dëm vendit të tij sepse "çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme". Analistët në Institutin për Studimin e Luftës, një monitorues konfliktesh me bazë në SHBA, thonë se fushata brutale ajrore e Rusisë është pjesë e strategjisë për të krijuar iluzionin se po fiton luftën, në një "përpjekje për të degraduar moralin e ukrainasve dhe për të bindur Perëndimin se një fitore ruse në Ukrainë është e pashmangshme dhe se mbështetja e Ukrainës është e kotë". Dhe putin e di se e vetmja mënyrë që Rusia mund ta fitojë luftën në një kohë të afërt është nëse aleatët perëndimorë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara e para mes tyre, ndalojnë së mbështeturi Kievin në përpjekjet e tij të luftës.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55