Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit. Në anën tjetër, Forcat Ajrore ukrainase thanë përmes një postimi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore mëngjesin e të enjtes rrëzuan 31 raketa ruse që po shënjestronin Kievin.