Top News/ Putin takon Guterres në Kazan / Në kuadër të samitit të BRICS, zemërohet Ukraina
24/10/2024 12:11

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për herë të parë në më shumë se dy vjet. Takimi do të mbahet gjatë ditës, ndërsa udhëheqësi rus po përballet me thirrje nga aleatët e tij të BRICS-it që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Takimi po ashtu zhvillohet në ditën e fundit të samitit të BRICS-it që po mbahet në qytetin rus Kazan. Moska shpreson se ky forum do ta ndihmojë që të krijojë një front të bashkuar të ekonomive në zhvillim kundër Perëndimit. BRICS u formua më 2006, si koalicion mes katër vendeve: Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës. Afrika e Jugut u bashkua më 2010, e ndjekur nga Egjipti, Irani, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 2024. Grupi synon bashkimin e vendeve më të mëdha në zhvillim. Putin dhe Guterres pritet të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës dhe për krizat në Lindjen e Mesme, tha Kremlini. Guterres vazhdimisht e ka kritikuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se vendos “një precedent të rrezikshëm” për botën. Takimi i tyre i fundit ishte në javët e para pas nisjes së luftës, kur Guterres udhëtoi për në Moskë, ndërsa Rusia kishte rrethuar Mariupolin, në jug të Ukrainës. Që atëherë, Guterres është përfshirë në përpjekjet për të arritur paqe mes dy palëve dhe ka ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që i lejoi Kievit të eksportonte në mënyrë të sigurt drithërat nga portet e tij më 2022. Por, që nga ajo kohë ka pasur pak kontakt të drejtpërdrejtë diplomatik mes Guterresit dhe Putinit. Ukraina ka kritikuar ashpër vendimin e shefit të OKB-së për t’u takuar me Putinin.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13