Top News – Putin shkon në Kursk…Për herë të parë që nga dëbimi i trupave ukrainase
21/05/2025 11:43

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi rajonin perëndimor të Kurskut për herë të parë që kur forcat ruse dëbuan trupat ukrainase nga zona, muajin e kaluar. Kremlini tha se gjatë vizitës që u krye të martën, Putin u takua me organizata vullnetare në rajon dhe vizitoi termocentralin bërthamor Kursk-II. Televizioni shtetëror tregoi takimin e Putinit me vullnetarë dhe zyrtarë lokalë në rajon, përfshirë guvernatorin në detyrë Alexander Khinshtein. Putin shoqërohej nga Sergei Kiriyenko, zëvendësshefi i parë i shtabit të Kremlinit. Rusia tha në fund të prillit se kishte dëbuar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut, duke i dhënë fund inkursionit më të madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Pak më shumë se dy vjet pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022, Ukraina më 6 gusht nisi sulmin e saj më të guximshëm, duke kaluar kufirin rus në rajonin e Kurskut, e mbështetur nga një mori dronësh dhe armë të rënda perëndimore. Në kulmin e ofensivës, forcat ukrainase morën gati 1,400 kilometra katrorë tokë të Kurskut. Por, trupat ruse, të ndihmuara edhe nga ato të koresë së veriut, mundën t’i zbrapsin ukrainasit nga pjesë të mëdha të territorit. Vetë kievi ka thënë më herët se trupat e tij ende janë në rajon.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58