Vladimir Putin ka bërë një tjetër vizitë të papritur në Ukrainë – mes pretendimeve se presidenti përdor një sozi në daljet e tij në publik. Në një video të publikuar nga Kremlini, presidenti rus – i veshur me një xhaketë të rëndë – ecën duke çaluar pasi del nga një veturë për t’u përshëndetur nga shefat ushtarakë.