Top News/ Putin, ‘rubinetin hapur’ për Serbinë / Vuçiç e falenderon: Gaz të mjaftueshëm këtë dimër
20/10/2024 15:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë që e kishte siguruar se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër. Pushtimi rus i Ukrainës, e zuri serbinë plotësisht të varur nga gazi rus. Duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian edhe Serbia nisi të punonte për gjetjen e burimeve alternative të furnizimit me gaz. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, ku serbia synon të antarësohet, Beogradi nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve serbe vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin. Vuçiç njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin prej gati dy vjetësh e gjysmë dhe se më 20 tetor ata patën një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”. “Shpreha vendosmërinë, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç duke shtuar më pas se me Putinin kishte biseduar edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike. Rusia është mbështetësja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008. Ndërkohë, biseda mes tyre zhvillohet ndërsa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën e Putinit në shtator që Vuçiçi të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24