Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar së fundmi me udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad, në Moskë për herë të parë që nga viti 2015. Gjatë takimit Putin nuk ka nguruar të kritikojë forcat e huaja të cilat janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kritika e bërë nënkuptohet qartë që I adresohet Shteteve të Bashkuara të amerikës dhe Turqisë.