Top News- Putin po tërhiqet por Biden do prova / ’150 mijë trupa në kufi, pushtimi, ende i mundshëm’
16/02/2022 11:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se një sulm rus ndaj Ukrainës ende “është shumë i mundshëm”, por përpjekjet diplomatike të nivelit të lartë do të vazhdojnë, me qëllim që të zgjidhet kriza pas grumbullimit ushtarak rus. “Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë të vendosur ndaj një sulmi rus në Ukrainë, që vazhdon të jetë një mundësi”, tha Biden. Gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë të martën, Biden tha se raportimet se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri me Ukrainën, ende nuk janë verifikuar nga Uashingtoni. “Për qytetarët e Rusisë: ju nuk jeni armiku ynë, dhe unë nuk besoj se ju doni një luftë të përgjakshme, shkatërruese ndaj Ukrainës”, tha ai. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duan konfrontim direkt me Rusinë”, por ai shtoi se nëse Rusia sulmon amerikanët në Ukrainë, “ne do të përgjigjemi me forcë”. Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s janë të përgatitur çfarëdo që do të ndodhë dhe paralajmëroi se Rusia do të paguante një çmim të lartë ekonomik, nëse nis pushtimin e Ukrainës. Rusia ka raportuar se ka tërhequr disa trupa nga kufiri me Ukrainën, pasi kanë kryer stërvitjet ushtarake. Ministria e Mbrojtjes raportoi se disa forca janë kthyer në bazat e tyre. Më herët gjatë të martës, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia është e gatshme për bisedime me SHBA-në dhe NATO-n për transparencën ushtarake, kufizimet mbi dislokimet e raketave dhe për çështje të tjera të sigurisë. Por, Biden u shpreh skeptik ndaj qëllimeve të Rusisë. Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Rusia e pushton Ukrainën, SHBA-ja “do ta mbledhë botën për ta kundërshtuar agresionin” rus. Ndërkaq, sa i përket kërkesave të sigurisë së Rusisë, Biden tha se ka mënyra për t'i trajtuar ato së bashku me shqetësimet e sigurisë së SHBA-së dhe NATO-s. Biden tha se numri i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën është 150,000. Më herët, Uashingtoni kishte thënë se kjo shifër ishte 130,000 dhe ka thënë se mund të jetë sinjal se Moska po përgatitet për ta pushtuar Ukrainën.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58