“Putini dëshiron një luftë në Ballkan”. Kështu titullohet një opinion i publikuar në gazetën prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon. Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.