Top News/ Putin ‘pajton’ Erdoganin me Assadin / Pret liderin sirian në Kremlin
25/07/2024 12:30

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Kremlin, njoftoi zyra për media e presidentit rus të enjten. “Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj se si duket situata në rajon në tërësi”, citohet t’i ketë thënë Putini Assadit. “Fatkeqësisht ka një tendencë drejt përshkallëzimit. Ne po e shohim këtë. Kjo po ashtu vlen drejtpërdrejt edhe për Sirinë”, tha Putin, sipas njoftimit. Kremlini tha se takimi mes Putinit dhe Assadit u zhvillua të mërkurën. “Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet që po ndodhin sot në botë dhe në rajonin e Euroazisë, takimi ynë duket shumë i rëndësishëm për të diskutuar të gjitha detajet e zhvillimit të këtyre ngjarjeve, për të diskutuar perspektivat dhe skenarët e mundshëm”, i tha Assadi liderit rus. Ky është takimi i parë mes dy liderëve që nga marsi i viti të kaluar dhe u zhvillua në kohën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmendi mundësinë që tre liderët të takohen dhe të tentojnë të normalizojnë raportet mes Ankarasë dhe Damaskut. “Tani kemi ardhur në një pikë që sa më shpejt që Bashar al-Assadi të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të raporteve me Turqinë, ne do t’i tregojmë atij të njëjtin qëndrim”, tha Erdogan.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02