SHBA nuk beson se ka rrezik që rusia të përdorë armë bërthamore, pavarësisht përshkallëzimit të retorikave të Moskës – tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të premten. “Ne vazhdojmë të monitorojmë kapacitetet e tyre bërthamore cdo ditë dhe ne nuk vlerësojmë se ka rrezik përdorimi të tyre dhe as kërcënim ndaj territorit të NATO-s”, tha zyrtari duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.