Vladimir Putin i ka premtuar Donald Trump që të mos e sulmojë më Kievin, por me kushtin që Ukraina të njohë sovranitetin e Moskës mbi territoret që Rusia ka pushtuar në lindje të vendit, plus Krimenë. Prestigjozja amerikane, Neë York Times shkruan se ky zotim i shefit të Kremlinit u është përcjellë udhëheqësve të Bashkimit Europian nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump. Pas takimit me Putinin, shkruan Neë York Times, Trump hoqi dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të negociohet nëse Zelensky pranon t’i dorëzojë Rusisë pjesën e mbetur të rajonit të Donbasit, madje edhe ato zona që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse.