Vladimir Putin ka ndëshkuar Shërbimin Federal të Sigurisë FSB, duke e zhveshur nga roli i mbledhjes së inteligjencës në ukrainë, dhe ia ka dorëzuar përgjegjësinë personit që qëndron pas helmimit me agjentin nervor Novichok në Salisbury të britanisë. Gjeneral lejtnanti Vladimir Alekseev, i lindur në ukrainë, komandoi oficerët përgjegjës për helmimin me agjentin nervor në 2018-ën, të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.