Top News – Putin nderon ‘kasapët’ e Bucha-s / Kryen mizori në Ukrainë, tani marrin medalje
19/04/2022 11:34

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nderuar një brigadë, që Ukraina e akuzon për “krime lufte” dhe vrasje masive në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit. Njoftimi për dhënien e titullit, kësaj brigade vjen në ditën e 54-të të pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ndërsa vlerësohet se mijëra persona javë vrarë dhe 12 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është shndërruar në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Putin nënshkroi dekretin për ndarjen e titullit “Mbrojtës” për Brigadën e 64-të të motorizuar për mbrojtjen “e atdheut dhe interesave të vendit”. Në dekret pjesëtarët e kësaj brigade u lëvduan për “heroizmin masiv dhe guximin si dhe këmbënguljen”. Në fillim të prillit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se kjo njësi kishte okupuar Buçën dhe kishte kryer atje “krime lufte”. Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes ka publikuar emrat, gradat dhe detajet e pasaportave të anëtarëve të kësaj brigade, duke thënë se ata do të përballen me drejtësinë. Shumica e njerëzve të vrarë në Buça kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, tha policia ukrainase javën e kaluar. Pas largimit të trupave ruse nga ky qytet, trupat e pajetë të banorëve u gjetën në rrugët e këtij qyteti, disa prej të cilëve i kishin duart të lidhura pas shpine. Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Buça, duke thënë se imazhet e trupave të pajetë të civilëve, që janë publikuar, janë “të rreme”.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58