Për të parën herë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, shanset e vladimir putinit për ta fituar luftën duken realiste, shkruan revista amerikane the Economist. Presidenti rus e ka vendosur të gjithë vendin në shinat ushtarake, ka forcuar pushtetin e tij, ka siguruar furnizime me armë nga jashtë dhe po ndihmon edhe në ngritjen e jugut global kundër perëndimit – shkruan revista.