Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se 95 për qind e forcave strategjike bërthamore të Rusisë, janë modernizuar dhe se forca ajrore sapo ka marrë në dorëzim katër bombardues të ri supersonikë me kapacitete bërthamore. Putin i bëri komentet në një fjalim të regjistruar në ditën e mbrojtësit të atdheut, që i kushtohet forcave të armatosura dhe një ditë pasi ai fluturoi mbi një bombardues bërthamor strategjik të modernizuar, Tu-160M.