Në Murmansk, qyteti më i madh në veri të rrethit Arktik, presidenti Vladimir Putin u zotua të "forcojë udhëheqjen globale të Rusisë në Arktik", ndërsa paralajmëroi se "konkurrenca gjeopolitike në rajon" po intensifikohet. Shembulli i parë që dha ishte ideja e Donald Trump për të blerë Grenlandën. Por nga lideri i Kremlinit nuk pati asnjë kritikë ndaj homologut të tij amerikan. Dhe kjo është domethënëse, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini përpiqen të rindërtojnë marrëdhëniet. “Me pak fjalë, planet e Amerikës në lidhje me Grenlandën janë serioze”, tha Presidenti Putin në një fjalim në Forumin Arktik të Rusisë në Murmansk.