Ndërsa Ukraina i priti Pashkët mes zhurmës së bombardimeve ruse, njeriu që po drejton ofensivën e përgjakur, u shfaq me qiri në duar në meshën e Kishës Ortodokse në Moskë, e cila e ka mbështetur operacionin e Putinit. I veshur me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të purpurt, shefi i Kremlinit qëndroi në Katedrale,duke mbajtur një qiri të kuq.