Takimi Erdogan-Putin, i zhvilluar një ditë më parë në Astana të Kazakistanit, u prit me frymën pezull pasi pati zëra se do të flitej atje për një trajektore të mundshme paqeje. Por, kjo nuk ndodhi, të paktën jo publikisht. Publikisht u tha vetëm se ishte arritur një marrëveshje për ta shndërruar Turqinë në një qendër të ndërmjetme për shpërndarjen e gazit rus në vendet e treta, kryesisht ato evropiane