Top News – Putin kërkon sërish trupa nga Kim Jong un / Pret kryediplomaten e Koresë së Veriut
28/10/2025 13:54

Presidenti rus, Vladimir Putin, priti kryediplomaten e Koresë së Veriut në Kremlin teksa forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke depërtuar në një qytet kyç të vendit, në mes të luftimeve të ashpra. Mediat e Koresë së Veriut thanë se ministrja e Jashtme, Choe Son Hui, diskutoi “shumë projekte të ardhshme për të forcuar dhe zhvilluar vazhdimisht” raportin dypalësh, duke i përcjellë po ashtu Putinit “respektin vëllazëror” të udhëheqësit Kim Jong Un. Detaje të tjera për takimin nuk janë dhënë. Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyç e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe trupa në Rusi. Peniani në këmbim ka marrë teknologji ushtarake ruse dhe ndihmë ekonomike. Vizita e kryediplomates së Koresë së Veriut vjen teksa Rusia ka vështirësi që të mbajë nivelin e rekrutimeve përballë humbjeve në rritje dhe stimulimeve financiare të ulëta. Javën e kaluar, Rusia njoftoi se do të përdorte rezervistët për të mbrojtur infrastrukturën civile, pas rritjes së sulmeve ukrainase me dronë. Një lëvizje e tillë potencialisht do t’i lejonte Moskës që të kishte më shumë trupa për të luftuar në front, ku po përballet me humbje të mëdha në përpjekjen e saj për të marrë sa më shumë territor të Ukrainës. Rusia po ashtu raportohet se po synon të rekrutojë më shumë luftëtarë të huaj për të mbushur radhët e ushtrisë. Deri më tani, Koreja e Veriut ka qenë furnizuesja më e madhe me trupa për Rusinë, duke dërguar, sipas raportimeve, 11.000 ushtarë vitin e kaluar me qëllim që të zmbrapseshin ushtarët ukrainas nga rajoni rus i Kurskut.

Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
DIGITALB DIGITALB