Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka shprehur asnjë pendesë gjatë tetë muajve të nisjes së luftës në Ukrainë, por paralajmëroi se mobilizimi i trupave ushtarake për luftën në Ukrainë do të përfundojë brenda dy javësh, pavarësisht se deri më tani kërkesës për mobilizim të pjesshëm ushtarak, i janë përgjigjur 222.000 njerëz. Duke folur mes kërcënimeve për luftë dhe premtimeve për paqe, Putin i dërgoi nje mesazh të qartë perëndimit nga kryeqyteti i Kazakistanit, Astana, se duhet të qëndrojë larg vijës së konfliktit. Presidentin rus është i bindur se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale”. Por, ai shpreson që liderët perëndimorë të jenë të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë.