Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij ka mjaftueshëm municione thërrmuese për t’iu përgjigjur Ukrainës, në rast se ajo përdor armë të njëjta. Ukraina ka nisur të pranojë armë thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara, veprim që ka rritur shqetësimet, për shkak të rrezikut afatgjatë që përbëjnë këto armë për civilët, në rast se nuk shpërthejnë menjëherë.