Top News/ Putin ka frikë të përdorë armë bërthamore/Zelenski: Po bën bllof, kush e di ç’ka në mendje
30/09/2024 15:36

Vladimir Putin ka "frikë të përdorë armë bërthamore", sepse ai e do jetën e tij dhe kontrollon jetët e të tjerëve, tha Volodymyr Zelenski. Presidenti rus tha pak ditë më parë se ai po ndryshonte "doktrinën bërthamore" të Rusisë, duke zgjeruar ndoshta rrethanat në të cilat mund të përdoren armë të tilla shkatërruese. Por Zelensky tha se ai nuk mendon se Putini do të rrezikonte përdorimin e armëve bërthamore, në një intervistë për Fox Neës. Udhëheqësi ukrainas tha: "Askush nuk e di se çfarë ka në kokën e tij Putini. Ai mund të përdorë armë bërthamore në çdo vend dhe në çdo kohë. Por unë nuk mendoj se do ta bëjë këtë...Ai e do jetën e tij dhe do të kontrollojë jetët e të tjerëve, ndaj mendoj se ai duhet të ketë frikë të përdorë armë bërthamore". Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë Rusi-Ukrainë, Kremlini ka kërcënuar vazhdimisht me rrezikun e luftës bërthamore. Të shtunën, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i tha Uashingtonit që të përgatiste Evropën për një "sipërmarrje vetëvrasëse" për shkak të "rrezikut të përballjes me një fuqi bërthamore si Rusia". Kur Putin shpalli ndryshimin e doktrinës së tij bërthamore në Këshillin e Sigurimit të Rusisë javën e kaluar, ai tha se propozonte që "të konsiderohej agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jobërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, si sulm i përbashkët ndaj Rusisë”. Ndërsa ai nuk përmendi asnjë shtet, kuptohet lehtësisht se i referohet Ukrainës, një shtet jobërthamor që merr mbështetje nga SHBA dhe fuqi të tjera bërthamore. Putin tha gjithashtu se Moska do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore nëse do të ketë një lëshim raketash, avionësh apo dronësh kundër saj. Ukraina ka kërkuar që SHBA dhe Britania ta lejojnë atë të përdorë rraketat me rreze të gjatë veprimi thellë brenda rusisë. Por një gjë e tillë shihet me shqetësim nga perëndimi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit që mbart.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17