Papa Françesku ka thënë në një intervistë të publikuar të martën, se ai ka kërkuar të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, për të diskutuar rreth ndaljes së luftës në Ukrainë, por ende nuk ka marrë përgjigje. Papa i ka thënë gazetës italiane, Corriere Della Sera se Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse ruse, i cili ka mbështetur luftën në Ukrainë, “nuk mund të bëhet djali i altarit për Putinin”.