Top News – Putin i poshtëruar, përgatit hakmarrjen / Nga Oreshnik-ët te bombat taktike bërthamore
02/06/2025 13:54

Vladimir Putini thuhet se po përgatitet për një sulm hakmarrës pasi Kievi dëmtoi rreth 40 avionë rusë në një goditje poshtëruese. Vetëm disa orë pas sulmit të guximshëm me dronë të Kievit, Moska nisi, një valë sulmesh hakmarrëse gjatë natës. Sulmet vdekjeprurëse vranë pesë persona në Zaporizhzhia, plagosën gjashtë në Sumy dhe disa të tjerë në rajonin verilindor të Harkivit, sipas autoriteteve ukrainase. Kjo vjen ndërsa delegacionet ruse dhe ukrainase takohen në Stamboll për një raund të dytë bisedimesh për paqe. Propagandistët rusë dhe mediat kombëtare tani po argumentojnë pse duhet një përgjigje taktike bërthamore ndaj Operacionit Rrjeta e Merimangës të Ukrainës. Disa madje po bëjnë thirrje për përdorimin e raketave shkatërruese ruse Oreshnik. Ukraina pretendon se ka shkatërruar të paktën 13 avionë në katër baza ajrore të ndryshme ruse. Rreth 40 avionë u dëmtuan gjithsej. Pas humbjeve të rënda, radioja e kobshme e Rusisë që njihet edhe si radioja e apokalipsit, shpërtheu në aktivitet, duke transmetuar fjalë të koduara. I njohur për përdorimin nga KGB-ja gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, stacioni radiofonik UVB-76 ka gumëzhitur që nga fundi i viteve '70 për të shkëmbyer gjoja mesazhe sekrete ushtarake. Por aktiviteti i tij rritet pas ngjarjeve të mëdha ushtarake ose politike. Ndërsa nuk dihet se çfarë tregojnë këto sinjale të çuditshme, spekulimet janë se ato janë të lidhura me operacione të fshehta ushtarake ose me protokolle bërthamore. UVB-76 transmeton në frekuencën 4625 kHz dhe karakterizohet nga një tingull i çuditshëm që gumëzhin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Ai ka qenë aktiv këtë vit më parë pas telefonatave të Putinit me Donald Trump.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58