Rusia është bërë furnizuesi më i madh i Kinës me naftë, pasi i shiti Pekinit naftë të papërpunuar me zbritje mes sanksioneve për luftën në Ukrainë. Importet e naftës ruse u rritën me 55% nga një vit më parë në një nivel rekord në maj, duke zhvendosur Arabinë Saudite si ofruesi më i madh i Kinës. Kina ka rritur blerjet e naftës ruse pavarësisht kërkesës së zvogëluar nga frenimi i Covid-it dhe një ekonomi e ngadalësuar.