Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të përballet me kërcënimet që vijnë nga Evropa, duke theksuar se nëse kjo e fundit vendos të fillojë një luftë, Moska është e përgatitur për të reaguar menjëherë. Putin theksoi se megjithëse Rusia nuk ka asnjë qëllim të shkaktojë një konflikt me Evropën, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e vendit nëse Evropa fillon veprimet agresive.