Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilloi këtë të premte një telefonatë urgjente me presidentin rus Vladimir Putin gjatë së cilës temë kryesore e bisedimeve ishte gjetja e një strategjie për evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara në Ukrainë. Sipas mediave në Moskë, Vladimir Putin bisedoi për më shumë se një ore me zyrtarin e lartë europian, të cilit i siguroi se Rusia është e gatshmë të hapë korridore për evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga metalurgjiku në Mariupol, nëse këta të fundit dorëzojnë armët. Michel mësohet ia ka bërë edhe njëherë qartë kreut të Kremlinit se lufta është e papranueshme, duke i rikujtuar kostot e sanksioneve që BE po vendos ndaj Rusisë.