Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump mund të kenë pasur më shumë kontakte sesa dy telefonatat e njoftuara publikisht gjatë muajve të fundit, tha Kremlini të dielën. Trump, i cili thotë se dëshiron të mbahet mend si një paqebërës, ka thënë vazhdimisht se dëshiron që konflikti trevjeçar në Ukrainë të përfundojë dhe ka paralajmëruar për rreziqet që ai të përshkallëzohet në një luftë botërore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.