Lideri rus Vladimir Putin ka dhënë shenja psikoze dhe ndoshta dëgjon edhe zëra në kokë, pasi qëndroi gjatë i izoluar gjatë kufizimeve të koronavirusit. Një ekspert i huaj thotë se ai është bërë shumë paranojak muajt e fundit, duke zhvilluar takime në një tryezë të stërmadhe, jo normale, duke patur frikë edhe se dikush nga rrethi i tij i brendshëm mund ta helmojë atë.