Imazhe të rralla tregojnë presidentin rus Vladimir Putin, në Pekin, të shoqëruar nga oficerët që mbajnë të ashtuquajturën valixhe bërthamore që mund të përdoret për të urdhëruar një sulm bërthamor. Putin, pas një takimi me presidentin kinez, Xi Jinping, është filmuar duke ecur drejt një tjetër takimi, i rrethuar nga rojat e sigurisë dhe i ndjekur nga dy oficerë të marinës ruse, me uniforma, që mbanin një valixhe.